Vaksina anti-Co vid në vendin tonë, Ervin Salianji ngre alarmin: Dozat erdhën kontrabandë


Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi mbërritjen e vaksinës anti-Covid në vendin tonë.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Salianji u shpreh se qeveria nuk ka një plan të qartë apo strategji për vaksinimin.

Ndërkaq, ai ka vendosur në dyshim hyrjen e tyre në vend, duke e cilësuar si kontrabandë.

“Sapo del Nusreti dhe ka një reagim të rreptë nga qytetarët, Edi Rama del me vaksinën. E para kjo nuk del sot për nesër, duke thënë sot se nesër bëjmë vaksinimin. Cilido shtet ka dalë një javë para kur nis e sa doza janë, këto ishin vaksina kontrabandë. E pyet ku i ke marrë nuk i thotë, ca po luajmë këtu. Pastaj nuk bën të qartë se sa do të vazhdojë vaksina me popullatën që për atë duhet të niste. Se u vaksinuar Rama e shpëtoi dhe ne të gëzojmë, kjo nuk ka vend. Pse nuk e sulmon Serbia BE? Ajo e ka filluar që kur vaksinimin. Ne nuk po krahasohemi dot me vendet ngjitur. Maqedonia po ashtu e ka siguruar më para. Për ca të gëzojnë shqiptarët sot se e mori vaksinën Edi Rama”,

“Vaksinimi ka në themel jetën e mbrojtjes së qytetarëve dhe për këtë duhet dal me plan serioz dhe me përgjegjësi për të mbrojtur në radhë të parë qytetarët dhe pastaj për të ardhur me pjesën tjetër, me mjeket me të drejtë dhe pastaj me policët e më pas të moshuarit”, tha Salianji.