“Vaksina që bëri dje ishte…” Ylli Manjani i habit të gjithë me atë që thotë për Ramën


Pas vaksinimit të kreut të qeverisë Edi Rama ditën e djeshme, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Duke u mbështetur në situatën që ndodhemi dhe nga sasia e dozave, Manjani thekson se Rama nuk duhet ta kishte bërë këtë vaksinë, sepse sipas tij ka mjekë dhe infermierë të cilët janë shumë më të ekspozuar ndaj virusit.

REAGIMI I PLOTE I ISH-MINISTRIT YLLI MANJANI

Politvaksinë.

*******

Ajo vaksinë që Ai bëri dje ishte kismeti i një mjeku, ose  infermieri ose personeli sanitar.  Secili prej këtyre të fundit është shumë më i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit sesa Ai.

Aq më tepër në kushtet kur numri i vaksinave në dispozicion është ekstremisht shumë i ulët.

Nuk jemi në kushtet ku kemi vaksina tepër sepse njerëzit nuk kanë besim! Në këto kushte do justifikohej disi vaksinimi Kryeministrit apo politikanëve.

Jemi në kushtet ku çdo pikë e asaj vaksine duhet të imjektohet në trupat e njerëzve me rrezik të lartë. Dhe ky grup është padyshim PERSONELI MJEKSOR.

Ndaj vetvaksinimi i Tij në këto kushte, pra për politikë, është thellësisht i papranueshëm! Të paktën nuk injektohet në fundshpinë ajo vaksinë, se do kishte pataksur miletin për ndryshe… Sigurisht, jo për herë të parë.

Nga ana tjetër, zotëria e Tij, nuk bën punën për të cilën paguhet. Askush nuk e di as planin e furnizmit me vaksinë e as planin e vaksinimit sipas grupeve që kanë më shumë nevojë.

Askush nuk e di kur e ka radhën të vaksinohet dhe si?!

Të gjitha qeveritë i kanë bërë publike këto programe kohë më parë fillimit të vaksinimit.

Politika dhe vaksinimi nuk mund të bashkohen kaq brutalisht dreqi e mori!