Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 22 vjeçar


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok.

Si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, ka humbur jetën drejtuesi 22-vjeçar me iniciale R.Z.

Shkak për këtë është bërë humbja e kontrollit nga ana e të riut, i cili për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.