Një 55-vjeçar nga fshati Skënderbegas i Gramshit është aksidentuar rëndë teksa po punonte tokën me një mjet tip freze dore.
Ngjarja u shënua mesditën e sotme ku 55-vjeçari Veis Koçi duke frezuar tokën pranë banesës se tij është aksidentuar pasi mjeti është përmbysur dhe e ka goditur në trup duke e mbledhur rreth thikave të saj.
Me të marrë vesh lajmin, banorët njoftuan ugjencën e spitalit të Gramshit.
Zjarrfikësit dhe mjekët ndërhynë për largimin e mjetit nga trupi. Pasi i dhanë ndihmën e parë në autoambulancë 55-vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.