Azilantët shqiptarë, 26% janë minorenë


Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Një anketë me studentë, në vitit 2020, e profesorëve Gëdeshi dhe King, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale, zbuloi se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi në raport me 65% në vitin 2018.

Studiuesit pyetën maturantët lidhur me arsyet pse duan të studiojnë jashtë vendit dhe atot janë tre: dëshira për një karrierë ndërkombëtare, sigurimi i një pune dhe page më të mirë në rast se rikthehen në Shqipëri, si dhe cilësia e ulët e universiteteve shqiptare. Nga ana tjetër, anketa me studentët jashtë vendit ka treguar se 95% e tyre, nuk ka plane të afërta për rikthim në Shqipëri pas studimeve.

Duke e marrë koston mesatare vjetore për të gjithë studentët me 8.000 euro në vit rezulton se në vitin 2017, dolën nga Shqipëria për financimin e studimeve të studentëve shqiptarë, që studiojnë jashtë vendit, rreth 140 milionë euro. /Monitor/