Basha bën deklaratën e fortë: Këtë krizë nuk na e solli pandemia, por Edi Rama


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fajëson kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjendjen aktuale ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij, në këtë krizë të thellë nuk na solli pandemia, por Edi Rama, që sipas tij premtoi uljen për 97% të taklsave dhe gënjeu.

Kreu demokrat thotë se plani i Partisë Demokratike do e nxjerrë vendin nga kriza, duke hapur 110 mijë vende pune. Basha është shprehur sot se Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare.

Në këtë mënyrë, sipas kreut demokrat, në xhepat e shqiptarëve do të mbeten më shumë para.