“Do arrestohej live në Rinas” Artan Hoxha nxjerr fotot dhe bën paralajmërimin e fortë


Gazetari i njohur Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e presidentit të futbollit të Astra Xhurxhu, Ion Nikulae, i cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në Rumani.

Duke lëshuar një paralajmërim të fortë, Hoxha shkruan se imagjinoni se çfarë mund të ndodhte nëse në Shqipëri të arrestohej një nga 5 më të pasurit që kanë financuar fushatën e partive më të mëdha.

REAGIMI I PLOTE I GAZETARIT ARTAN HOXHA

E imagjinoni dot, cfare mund te ndodhte, nese ndonje nga 5 me te pasurit(nuk po them me i pasuri) në Shqiperi, qe ka financuar fushaten e nje nga dy partite me te medha(PS apo PD), do të arrestohej live në Rinas, për evazion fiskal të vetem 2.2 milione eurove?!!!!

Endra jane, ben vaki dhe s’dalin

Ah harrova, Rumania edhe pse eshte në Ballkan, cilesohet vend i BE-se!!!!

Njeriu me i pasur i Rumanise, njekohesisht

president i klubit të futbollit Astra Xhurxhu, Ion Nikulae, u arrestua të shtunen në aeroportin e Bukureshtit, sapo ishte kthyer nga Italia. Miliarderi rumun është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bukureshtit, me 5 vite burg për pastrim parash, korrupsion, evazion fiskal, etj.

Urdhërarresti u lëshua ditën e premte, por policia nuk e gjeti në banesë 66-vjeçarin.

Në një lidhje telefonike me televizionin rumun “Antena 3”, para se te arrestohej, biznesmeni deklaroi se do të kthehej në atdhe pasi ndodhej në Itali dhe nuk kishte për qëllim t’i shmangej arrestit.

Sipas vendimit të gjykates, Nikulae, ka manipuluar kontratat e marrëveshjes me një tjetër kompani biznesi, në mënyrë që të shmang pagimin e taksave.

Dëmi financiar i shkaktuar shtetit rumun llogaritet në 2.2 milionë euro.

Nikulae u dënua me dy vite e gjashte muaj burg në vitin 2015, për financim të paligjshëm të ish-kandidatit për president Mirçea Xheoana në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009. Ky denim iu fal në vitin 2016.

Në vitin 2014, Nikulae, u konsiderua nga revista “Forbes”, si njeriu më i pasur në Rumani me 1.1 miliard euro pasuri e tij….

“Do të arrestohej live në Rinas”, Artan Hoxha nxjerr fotot