“Do më vrisnin serbët” Arian Konomi rrëfen me lot në sy se si e shpëtoi Albin Kurti: Jeta ime ishte në rrezik


Arian Konomi është një nga figurat më të përfolura në ekranin shqiptar, sidomos pasi mori rolin e opinionistit në programin “Përputhen”.

Por së fundmi ai ka vendosur të rikthehet pas në kohë, duke bërë një rrëfim prekës.

I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ka folur për shumë ngjarje që i kanë ndodhur në jetë.

Konomi ka treguar për kohën e luftës në Kosovë, teksa punonte si një gazetar për një media italiane.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë”– është shprehur ai.

Gjithashtu ai shton se  jeta e tij ka qenë në rrezik dhe se mund ta vrisnin serbët.

“Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje tek Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”- shtoi opinionisti.