E rëndë/ Po udhëtonte me ndihmat ushqimore të OKB, rrëmbehet dhe vritet ambasadori italian


Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur sot diplomacinë botërore.

Bëhet fjalë për një sulm të ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos, ku për pasojë ka mbetur i vrarë ambasadori italian, Luca Attanasio.

Sipas mediave ndërkombëtare diplomati po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), kur është sulmuar nga disa persona.

Dyshohet se personat kanë patur për qëllim t’i marrin peng. Gjatë konfliktit me armë dhe ndërhyrjes së Rojeve të Parkut, ka mbetur i vrarë një polic dhe është plagosur ambasadori italian, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.