Gruaja e paralizuar me karrocë me rrota grabit bankën


Një grua me karrocë me rrota ka grabitur një bankë në Florida, SHBA.

Zyra e policisë së qytetit Jacksonville bëri me dije se grabitja ndodhi në qendër të qytetit, ku një grua afro-amerikane e cila mbante një maskë Covid-19, kishte hyrë në bankë dhe kishte kërcënuar të gjithë duke i thënë se do i vriste.

Gruaja 39-vjeçare e identifikuar si Kenyeitta La-Key Gordon pasi kishte marrë paratë ishte larguar nga banka me karrocën e saj, por u arrit të kapej rreth 1 milje larg.

Megjithatë policia nuk e specifikoi Gordon-in si një person me aftësi të kufizuara, ndërkohë të dhënat nga burgu i Kontit Duval tregojnë se ajo më parë është arrestuar 12 herë.