Ballina Politikë “Jam i pakënaquri më i madh” Rama krahason spitalet me para 7...

“Jam i pakënaquri më i madh” Rama krahason spitalet me para 7 vitesh: Jemi si dita me natën


Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për situatën në  spitalet shqiptare, ku ka krahasuar gjendjen në krahasim me para 7 viteve.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë thekson se ka akoma shumë për të bërë.

Sipas tij, kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën.

“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi
#SkaKohëPërPushim *Dispanceria, Tiranë”, shkruan Rama.