Ndërron jetë një nga demokratët më të hershëm të kësaj force politike në Patos. Xhevit Sula është ndarë nga jeta për shkak të një sulmi në zemër.
Lajmin e trishtë e bëri me dije ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Alibeaj shkruan se “Ikja e tij e beftë, përveçse na ka shokuar është një humbje e madhe për PD-në dhe shoqërinë”.
“Xhevit Sula, Kryetar i Grupseksionit nr 1 te deges se PD-se Patos ka nderruar jete mengjesin e sotem nga nje atak kardiak! Familje e hershme demokratesh, anetar kryesie ďhe kontribues ne vite. Ikja e tij e befte, pervecse na ka shokuar eshte nje humbje e madhe per PD-ne dhe shoqerine. U prehsh ne paqe mik i dashur! Ngushellime Lides (bashkeshortes) dhe dy femijeve si dhe gjithe miqve e te afermve! Do te na mungosh shume”, shprehet Alibeaj.