Ndikimi i pandemisë në turizëm/ INSTAT: Rënie e numrit të pushuesve me 41.2% në strukturat akomoduese


INSTAT ka publikuar të dhënat për tremujorin e katërt 2020 sa i përket shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 në sektorin e turizmit.

Sipas INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është ulur me 41,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019, numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 58,4 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019.

Të dhënat tregojnë se numri i netë qëndrimeve për tremujorin e katërt 2020 ndjek të njëjtin trend me numrin e vizitorëve.

Gjatë analizës së të dhënave të tremujorit të katërt 2020, vihet re se numri më i lartë i netë qëndrimeve është përkatësisht, në “Rajonin Qendër“ 54,1 %; zonat bregdetare 71.6 % ndërsa sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 93,0 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2020 është shënuar rënie e numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Sipas INSTAT, numri i vizitorëve rezident është ulur me 30,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019 ndërsa i vizitorëve jo-rezident është ulur me 52,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019.

“Nëse do të analizojmë vizitorët rezident sipas rajonit, afërsisë me bregdetin dhe llojit të strukturave akomoduese, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rënie. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Qendrës kanë shënuar rënien më të ulët 24,4 %, në Zonat Jo bregdetare duke rënë me 25,3 %, në Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi duke rënë me 20,2 %, krahasuar me tënjëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, bën të ditur INSTAT.

Gjatë tremujorit të katërt 2020 është shënuar edhe rënie e numrit të netë qëndrimeve ku për rezidentët është ulur me 64,5 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019 ndërsa nga jo-rezidentët është ulur me 48,8 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rënie 53,3 %, në Zonat Jo bregdetare duke rënë me 45,1 %, në Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive duke rënë me 60,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, bën të ditur INSTAT./ATSH/