Nuk fshihen më/ Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, konfirmohet lidhja e Romeo Veshajt me vajzën e Niko Peleshit


Një nga lajmet më të përfolura së fundmi në mediat rozë është historia e mundshme e dashurisë që ka lindur mes vajzës së ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.

Thashethemet nisën pasi dyshja e njohur postuan fotografi nga i njëjti vend në Vlorë.

Por Alesia ka vendosur që të pranojë publikisht lidhjen dhe ka postuar foton me Romeon, duke mos e fshehur më këtë fakt.

Gjithashtu bukuroshja zgjodhi të ndajë me ndjekësit një tjetër foto në makinë, ku vihet re Romeo duke drejtuar makinën.

Kujtojmë se aktori dhe këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që në nëntor, teksa në shumë pak kohë u zbulua dhe lidhja e re e Romeos.