Nuk lejohet të luajnë me bikini/ Nënkampionet  bojkotojnë turneun 


Karla Borger dhe Julia Sude, dy sportiste gjermane të skuadrës së volejbollit në plazh, kanë deklaruar se do të bojkotojnë një turne i cili do të mbahet në Katar në muajin në vijim, pasi aty nuk u lejohet të luajnë me bikini, por duhet të veshin bluzë të gjatë dhe pantallona.

“Ne shkojmë atje për të bërë punën tonë dhe nuk na lejohet të veshim rrobat e punës”, tha Borger për radion gjermane “Deutschlandfunk”. “Ky është i vetmi vend dhe i vetmi turne ku qeveria na thotë si të bëjmë punën tonë”.

Katari do të mirëpresë për herë të parë, Botërorin e Volejbollit në Plazh. Mirëpo, për shkak të rregullave strikte mbi veshjen, dy nënkampionet e botës kanë vendosur ta bojkotojnë lojën.  Federata Botërore e Volejbollit në Plazh ka thënë se e mirëpret vendimin e Katarit, bazuar kjo mbi kulturën dhe traditat e vendit pritës.

Sipas gjermanëve, Katari ka lejuar më parë sportiste femra që të garojnë me bikini.