Panik në Lezhë/ Të shtëna me armë zjarri, tmerrohen banorët: Në këtë lagje nuk ka bërë vaki


Të shtëna me armë zjarri në Lezhë.

Për pasojë breshëria e automatikut ka tronditur lagjen Gurra të qytetit verior.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo rrethanat se si ka ndodhur.

Mësohet se policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ndërkohë një banore e lagjes ka treguar më shumë detaje se si është alarmuar nga breshëria e armëve.

Në një prononcim për Report Tv, ajo tha se është frikësuar shumë kur dëgjoi të shtënat me armë, pasi nuk ka ndodhur me herët ndonje ngjarje e  tillë në këtë lagje.

“U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi,”- u shpreh banorja.