Pas dy vitesh mposht sëmundjen e rëndë, Mirush Kabashi kapet duke ecur në rrugët e Tiranës (FOTO)


Një lajm shumë i mirë vjen së fundmi nga aktori i madh Mirush Kabashi.

Ai është fotografuar pak ditë më parë nga “Panorama”, teksa shëtiste në rrugët e Tiranës, rreth dy vite pasi luftoi me një sëmundje të rëndë.

Por duket se Kabashi e ka lënë pas krahëve këtë periudhë, madje edhe shkopin e mban thjesht për siguri, por duket se nuk ka nevojë për të.

Asokohe lajmin e sëmundjes së tij e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të vitit të kaluar një foto me aktorin e madh.

Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota. Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Ajo që të bën përshtypje, është fakti që aktori i madh, sot 73 vjeç, nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje, ai pozon duke buzëqeshur. Të gjithë e dimë se aktori i madh ka patur pasion të madh sportin dhe sidomos notin.