Policia neglizhoi telefonatat për ndihmë/ Studentja torturohet për tre orë e gjysmë nga ish-i dashuri derisa humbi jetën


Një studente e huaj është torturuar dhe mbytur për vdekje nga ish-i dashuri pasi policia  kishte injoruar telefonatat në shërbimet e emergjencës.

Vera Pekhteleva, u gjet e mbytur me një kabllo, pas një sulmi i cili kishte zgjatur tre orë e gjysmë.

Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurit për të marrë gjërat e saj pasi marrëdhëniet e tyre u prishën.

Djali 24 vjeçar Vladislav Kanyus, kishte kyçur derën dhe e kishte torturuar vajzën për disa orë resht.

Fqinjët e hsqetësuar kishin telefonuar policinë, por këta të fundit nuk kishin dërguar oficerë në adresë pasi e konsideruan si konflikt shtëpie.

Nëna e vajzës Oksana Pekhteleva, ka paditur dy oficerë policie – Major Mikhail Balashov e kapiten Dmitry Taritsyn – të cilët po hetohen për neglizhim të ankesave dhe raportimeve për çështjen.