Prerje gishtash, torturime deri në vdekje, vuajtje e ngadaltë por e dhimbshme/ Ja me ç’po përballen të burgosurit


Irani ka raportuar për rritje të numrit të ekzekutimeve dhe gjymtimeve zyrtare të gishtërinjve, për krime si vjedhje të vogla.

Të burgosurit që janë dënuar me vdekje varen në publik nga vinça të lartë, madje edhe torturohen me shok elektrik dhe goditje kamzhikësh.

Shifrat e fundit tregojnë se Irani ka kryer rreth 250 ekzekutime në vit në publik. Të burgosurit kanë vuajtur një vdekje të ngadaltë por të dhimbshme.

Raportohet se është shpeshtuar dhe përdorimi i gijotinës së prerjes së gishtave të të burgosurve, edhe kjo madje e kryer në disa raste në publik.

Irani renditet i dyti pas Kinës për numrin e ekzekutimeve në të gjithë botën, megjithëse ka një popullatë shumë më të vogël.

Tortura është përhapur në masë në burgjet iraniane, ku përdoret rryma elektrike, goditja me kamzhik, mbytja me ujë apo dhe dhuna seksuale ndaj të burgosurve.

Një grua e cila ishte dënuar me vdekje, Zahra Ismaili, raportohet se pësoi një atak kardiak kur u detyrua të shikonte 16 burra të varur para saj.