Propozimi ekstrem/ “Nuk bëjmë s*ks derisa të vaksinohemi”


Kompanitë që po prodhojnë vaksinat antikovid po shfaqin vonesa në dorëzimet e porositura në Europë dhe më gjerë. Kjo vonesë ka shkaktuar zemërim tek shumë europianë të cilët mendojnë se po përjashtohen shtetet që paguajnë më pak për vaksinën. Në këtë pikë, si kundërpërgjigjie, italianët janë ata që duket se do të shkojnë drejt një akti ekstrem.

Një politikan italian ka shfaqur idenë e një bojkoti apo një greve seksi derisa kompanitë farmaceutike të zgjidhin rrëmujën dhe të sjellin vaksinat që premtuan. Ferruccio Sansa, një ligjvënës rajonal nga Liguria, sugjeroi në “Facebook” një bojkot të barnave Pfizer të tilla si Tavor (e cila ju ndalon ankthin) dhe Viagra.

Ai tha se shumë njerëz “tani besojnë se vaksinat shkojnë në vendet që paguajnë më shumë” dhe veprimi ligjor për të parandaluar që kjo të ndodhte do të ishte “i ngadaltë dhe kompleks” por sugjeroi që qytetarët “ndoshta kanë një armë tjetër në duart e tyre” në formën e bojkotit të Viagras. Sansa pranoi se kjo do t’i bënte italianët “pak më pak të gazuar dhe më të shqetësuar”, por tha se mund t’ia vlente t’u kujtoje gjigandëve farmaceutikë detyrimet e tyre për dërgesat e vaksinës.