Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur ditën e sotme për dy rastet e rënda që tronditën vendin.
Covid-19 i mori jetën një nëne 28-vjeçare e cila ishte shtatzënë, por për fat të mirë mjekët i shpëtuan foshnjën, si dhe një djali 17-vjeçar, i cili ishte i shtruar tek Infektivi së bashku me prindërit.
Rakacolli tha se as mjekët, por dhe as ata vetë nuk ia dolën që të mposhtnin virusin, teksa sipas saj sistemi shëndetësor është i rënduar por nuk mund të themi që është në kolaps.
Pjesë nga intervista:
Rakacolli: Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 17-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëëa 28-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është kovidi, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi.
Pyetje: A është sistemi shëndetësor në kolaps?
Rakacolli: Nuk jemi në kolaps, por jemi në ngarkesë. Sistemi shëndetësor tregon që po e mban ngarkesën, dhe po e mban mirë. Shtimi i rasteve ditore është mbi 1000. Vetë karakteristika e sëmundjes është e tillë që në këto shumë raste do të ketë dhe raste që janë në nivel të rënduar shëndetësor.
Pyetje: Besoni që shtrëngimi i masave do e përmirësojë situatën?
Rakacolli: Po besoj po, por kjo do të shihet kur të bëjmë një analizë të situatës.
Pyetje: 25 shkurti, po i afrohemi 2 javëve që u vendos ora policore 20:00, mendoni që do merrni vendim tjetër?
Rakacolli: Çdo vendim është marrë në mënyrë të kujdesshme. Janë disa indikatorë që ndikojnë në marrjen e masave. Masat janë gjithmonë të përcaktuara në bvazë të indikatorëve.