“Rama dhe njerëzit e tij s’kanë për të na trembur” Ish-deputeteti denoncon dhunimin e zyrës së PD në Tiranë


Një denoncim i fortë vjen së fundmi nga ish-deputeti Agron Shehaj, i cili është njëkohësisht dhe drejtues politik i PD në degën 7 në Tiranë.

Sipas tij kjo zyrë elektorale ka rënë sot pre e një sulmi gjatë natës, dhe shton se ngjarja është frymëzuar nga Edi Rama.

Shehaj mes të tjerash deklaron se Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për ta trembur PD.

REAGIMI I PLOTE I ISH-DEPUTETIT AGRON SHEHAJ

Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh. Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit.