Shifër alarmante/ Doktoresha tregon se sa mjekë shqiptarë kanë ikur në Gjermani këto 10 vite


Themeluesja dhe kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë.

Ajo është shprehur se sipas të dhënave jo zyrtare, janë 1500 mjekë të paktën të cilët kanë ardhur nga Shqipëria dhe punojnë në Gjermani.

Në një komunikim për programin “Opinion”, ajo tha se këta mjekë kanë shkuar atje në vetëm 10 vitet e fundit.

Ceno shtoi se në Gjermani dominojnë mjekët nga Rumania dhe Serbia e së fundi po kthehet në trend edhe ardhja e mjekëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Fevziu: Eksodi i mjekëve është më i ndjeshëm dhe më i prekshëm, çfarë po ndodh me mjekët shqiptarë në Gjermani?

Ceno: Shifrat jo zyrtare flasin për 1500 mjekë shqiptarë në Gjermani, duke filluar nga viti 2010-2011.

Fevziu: Sa mjekë ka Shqipëria për momentin?

Ceno: Unë nuk mund të them shifrën e saktë, por mund të them që çdo vit në Fakultetin e Mjekësisë diplomohen, 150-200 mjekë.