Sindit i tha ‘Vaj Borshi’, Juli i kthehet dhe Sarës: Libër të preferuar ke Abetaren


Debati mes Julit dhe Sindit ishte më i diskutuari në “Përputhen” gjatë javës së kaluar duke marrë një vëmendje të madhe edhe në media e rrjete sociale. “Je si Vaj Borshi, esktra i virgjër”, i tha Juli Sindit, e cila u ofendua nga ky koment. Sindi shpërtheu ndaj konkurrentit e madje tentoi të godiste dhe Mevlanin.

Në “Përputhen Prime”, Sindi dhe Juli i kërkuan falje njëri-tjetrit duke shuar sherrin. Sot Juli ka dhënë një koment të rradhës, por nuk mori reagim si i Sindit.

“Cili është libri yt i preferuar?”, ishte pyetja drejtuar Sarës, por përgjigjen e dha Juli. “Abetarja”, tha ai.

Sara: Abetarja? Jo Juli!

Juli: Jo e kisha fjalën që me kaq shumë muzikë që ke bërë, mos nuk ke lexuar këto kohët e fundit.

Sara: Jo madje kam lexuar dhe po lexoj vëllimin e dytë të librit që kam nisur.

Ndërhyn Ana: Po ti Juli pse mendon se ajo nuk lexon libra?

Juli: Jo moj jo e thashë kështu, ku di unë lexon apo s’lexon ajo, unë nuk e njoh.