Skënder Brataj s’u beson veshëve: Absurde që të mendosh se Rama dha urdhër për…


Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj nuk u beson veshëve teksa dëgjon se kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë për vaksinimin selektiv. I ftuar në emisionin “Open”, Brataj ka kundërshtuar pretendimet, dhe ka heshtur në momentin kur është kundërshtuar nga Andi Bushati dhe moderatorja Eni Vasili. Moderatorja i ka sqaruar se ka një sinkron, të cilin mund ta dëgjojë që Rama vërtetë ka propozuar vaksinimin e personaliteteve para të tjerëve.

PJESË NGA BISEDA:

Skënder Brataj: Nuk janë zgjedhur si personalitete, por si fasha vulnerablë.

Andi Bushati: Po si ka gënjyer kryeministri?

Skënder Brataj: Po se janë në moshë…

Andi Bushati: Kur Rama vihet në rolin, ky është për të vdekur dhe ky jo.

Skënder Brataj: Është absurde që të mendosh se Rama dha urdhër që të zgjidhen personalitetet.

Eni Vasili: E ka artikuluar vetë kryeministri. Tha të bëjmë diçka për ta sa janë këtu mes nesh, para se të jetë tepër vonë. Kemi sinkron.

*Brataj hesht!