Thellohet tragjedia në familjen Seiti nga Elbasani.
Pas djalit 17 vjeçar i cili ndërroi jetë dje në spitalin C OVID2 nga virusi, sot është mësuar një tjetër lajm i rëndë.
Sipas informacioneve dhe babai i adoleshentit, Luftar Seiti, mësohet se ka ndërruar jetë po për shkak të k oronavirusit.
Kujtojmë se djali mbërriti në spital me mushkërinë e prekur 100% nga virusi i rrezikshëm.
Edhe babai i tij ishte në gjendje të rëndë dhe duket se nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes dhe dhimbjes për humbjen e djalit.
Ndërsa mamaja e 17 vjeçarit mësohet se ka shpëtuar nga sëmundja, pasi edhe ajo ishte e prekur nga C ovid-19.