Tragjike/ Nuk vuante nga asnjë sëmundje, virusi i merr jetën 17 vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’


Një lajm i trishtë vjen sot nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se një 17-vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, ka humbur jetën pasi ishte infektuar me C OVID19.

Sipas informacioneve adoleshenti nga Elbasani ndodhej i shtruar në spital që prej një jave.

Mirëpo për fat të keq gjendja shëndetësore e tij ishte shumë e rënduar, pasi 100% të mushkërisë e kishte të prekur nga k oronavirusi.

Më pas situata në 24 orët e fundit ishte përkeqësuar ndjeshëm, duke bërë që ai të humbiste jetën.

Adoleshenti ishte i shtruar në spital bashkë me dy prindërit e tij, ku nëna ka dalë dhe babai vijon të jetë i shtruar dhe ai në gjendje të rëndë.

17-vjeçari kishte mbërritur në spital me mushkërinë thuajse 100% të prekur, në stadin e katërt, në gjendjen më të rënduar shëndetësore. Sipas informacioneve, ai kishte qënduar gjatë gjithë javës në terapi intensive, ndërsa katër ditët e fundit ka qenë në intubim.