Vaksinat në Shqipëri/ Manastirliu jep lajmin e mirë nga Kuvendi


Në seancën e sotme të Kuvendit ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se sot do të mbërrijne dhe 8190 doza të tjera të vaksinës në vendin tonë.

Sipas saj, qeveria ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të siguruar vaksinat, dhe ka theksuar se 70% e dozave janë marrë nga shtete më të mëdha për vitin 2021.

Gjithasht Manastirliu ka thënë se në vend nga kontrata me Pfizer kanë mbërritur 8190 doza dhe se tani më janë më të sigurt për jetën e tyre dhe të mbrojtur nga Covid 4600 mjekë dhe infermierë dhe qindra të moshuar.

“Një studim i Lancet thotë se të gjitha shtetet me të ardhme të larta kanë siguruar 70% të dozave për vitin 2021. Tani ta imagjionojmë vete përpjekjen e jashtëzakonshme për të nënshkruar një kontratë me Pfizer. 8190 doza të tjera sot dhe duke vijuar me kalendarin e ardhshëm.

Sot ne kemi mbi 4600 jetë mjekësh dhe infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit dhe 800 të moshuar më të mbrojtur. Shumica janë qytetarë të zakonshëm. Të shpreh keqardhjen për dizinforminin për disa qytetarëve se ishin mbi 80-vjeç dhe që janë personaliteti, por ishte pjesë e procesit,” tha ajo.