VIDEO/ Policia ndalon 227 parti të paligjshme, anëtarët fshihen në dollap dhe nën dyshek për të shpëtuar


Policia në Madrid ka arritur të identifikojë dhe ndalojë rreth 227 parti të paligjshme të organizuara  gjatë fundjavës.

Në një video të publikuar nga CNN, shfaqet momenti, kur policia ka hyrë në një nga shtëpitë që po organizohej një festë dhe ka arrestuar pjesëmarrësit. Anëtarët, në përpjekje për të shpëtuar, ishin fshehur menjëherë nëpër dollape dhe poshtë dyshekëve.

CNN shkruan se autoritetet bastisën një lokal, pronarët e të cilës nuk kishin respektuar masat anti-Covid.

” Dyqind e njëzet e shtatë parti të paligjshme u zbuluan në Madrid të Premten dhe të Shtunën. Njerëzit atje nuk respektuan ndalimin e trafikut, nuk përdorën maska ​​dhe nuk aplikuan masa sigurie.Ne vazhdojmë të kërkojmë bashkëpunimin tuaj dhe demonstrimin e përgjegjësisë në emrin tuaj,”- u tha nga policia bashkiake e Madridit në një deklaratë të lëshuar një ditë më parë.