Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në rrugën e Arbrit. Mësohet se një 69-vjeçar ka ndërruar jetë teksa është përplasur nga makina.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka noddhur në aksin Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.
Po nga të njëjtat burime mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorët e zonës kanë dëshmuar teksa kanë pikasur aksidentin. I ndjeri, dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, ndërsa është goditur nga automjeti.