Bledi Çuçi jep “dorëheqjen”, ja kush merr drejtimin e ministrisë deri pas zgjedhjeve


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duke qenë se është kandidat për deputet në qarkun e Gjirokastër dhe se fakti që ministria që ai drejton ka një peshë specifike për çështjen e zgjedhjeve, ka vendosur të japë dorëheqjen,

Sipas vendimit më të fundit të publikuar në Fletoren Zyrtare, do të jetë zëvendësministri Besfort Lamellari që do të drejtojë ministrinë e Brendshme deri pas zgjedhjeve parlamentare.

Ky është rasti i parë që ministër vendos t’i delegojë kompetencat e tij në prag të zgjedhjeve.

Më poshtë vendimi i plotë

1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të
Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.3.2021 deri më datë 30.4.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet
kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendësministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTË