Brataj optimist: Kemi situatën nën kontroll, masat dhanë rezultat


Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shpreur se aktualisht situate është nën kontroll. Brataj I ftuar në studion e A2 tha se kjo fashë orari e cila është e kufizuar nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ka shërbyer në uljen e shifrave.

“Shqipëria nuk ka pasur mbyllje totale që prej marsit të vitit të kaluar, siç pati në vende të tjerë, për shumë faktorë. Me këtë model që kemi krijuar, deri në këto momente situata është nën kontroll. Të gjithë treguesit janë brenda atyre normave limite që shtojnë më tej masat shtrënguese. Masat shtrënguese janë marrë. Sipas meje, ora e darkës ishte më e tmerrshmja. Unë mendoj se ulja e orarit e frenoi disi. Në atë orë nuk është se virusi fle, por ne në atë orë nuk po ruanim asnjë masë dhe mjaftonin ato 2-3 orë që virusi të shpërndahej. Aktualisht, treguesit janë në maksimumin e normës, por nuk kanë më rritje dhe po përballohet. Atëherë modeli që ne kemi ndjekur, me shtrëngimet e mesme, ka dhënë rezultat”, u shpreh Brataj.