Futbollistët e kombëtares solidarizohen për Arjan Salën/ “Heroi i heshtur mes nesh”


Futbollistët e kombëtares kanë bërë një gjest human përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Angli i cili po luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Në shenjë solidarizimi për Arjan Salën, rojen e sigurisë qi cili ndërroi jetë në zjarrin e rënë në një magazinë futbollistët kanë shkruar në fanellat e tyre “heroi i heshtur mes nesh”.