Humbi jetën mes flakëve si hero/ Kryeministri Edi Rama viziton familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala


Kryeministri Edi Rama do të vizitojë familjen e Arjan Salës, 32-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë qendrës tregtare “Casa Italia tek mbikalimi i Kamzës.

Rama do të zhvillojë një vizitë ngushëllimi në familjen e Salës, dy ditë pasi qeveria vendosi që ta shpallë “Dëshmor të Atdheut” të riun i cili dha jetën pasi shpëtoi punonjësit e tjerë dhe u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të bllokuar të tjerë brenda ambientit që u përfshi nga zjarri.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.