“Kemi siguruar sasitë”, Rama: Së shpejti mbyllim dozën e parë të vaksinimit masiv


Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën e vaksinimit në Kurbin, nga ku po vaksinohen të moshuarit.

Kreu i qeverisë, Rama u shpreh optimist për këtë proces, teksa theksoi se mund të arrihet deri në 30 mijë vaksinime në ditë në vendin tonë.

Mes të tjerash ai u shpreh se mund të arrihet më shumë se sa mendohej në lidhje me  vaksinimin masiv me dozën e parë.

Rama: Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, 20 mishin e kemi arritur dje. Jemi vetëm në fillim. Mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë, besoj pa problem. Që do të thotë se në një kohë shumë më të shpejt se sa e kishim parashikuar ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim gjithë këtë pjesën më vulnerabël. Pastaj pjesa tjetër na jep më shumë kohë.

Një e moshuar: Të jesh sa malet, të jetosh e të rrosh.