Klosi jep lajmin e mirë: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit


“Së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë. Vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.”- Detajet u dhanë ditën e sotme nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në një takim që kreu me shoqatat në fushën e turizmit, hotelerisë, operatorëve turistike si dhe restoranteve.

“Pra, gjithë atë stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluiar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Midis të tjerash, Klosi u shpreh se pavarësisht procesit të vaksinimit sërish protokollet e sigurisë për infektimin nga Covid-19 do të zbatohen. Kjo pasi duhet të sigurojmë një sistem turistik të kontrolluar edhe të çertifikuar nga pikëpamja e garancisë së mos infektimit.