Lajm i trishtë/ Ndërron jetë “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka


Një lajm i trishtë vjen mbrëmjen e kësaj të hëne. Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare artisti i popullit, komozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije djali i tij Ulis Krajka.

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion