LSI marrëveshje me PD, Vasili: Ja pika që i ndan dy partitë


Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike. I ftuar në studion e “Rea Story”, Vasili tha se pikat e tyre programore janë thuajse të ngjajshme. Por, sipas tij ndahen vetëm në një pikë, te ligji i arsimit të lartë.

“Nëse i keni parë nga fillimi deri në fund marrëveshjen, ka disa momente që nuk janë të thjeshta. Së pari u vendos mbi marrëveshjen e një dakordsie politike, e cila kishte një front më të fortë vështrimi. Të gjitha pikat e marrëveshjes nuk janë vetëm sfidat elektorale, por edhe asaj që vjen mbrapa. E gjithë elektorati që është pjesë e frontit të madh opozitar, t’i gjen si përgjigje për këtë çështje. Në 2019 kur u përpilua për herë të parë programi, nuk kishim problematika të tilla siç ishin rindërtimi, apo pandemia. Sigurisht do të trajtoheshin, në transparencë të plotë. Ky angazhim, propocionaliteti në përfaqësimin e ardhshëm, gjithçka e bazuar në kontribute. Askush i privilegjuar. Gjithmonë mund të ketë pasur, mbivlerësim, nënvlerësim, Këtu vendoset një ndershmëri politike, janë shtylla që nuk devijohet. Është e qartë se adresimi i këtyre çështjeve, ka precipituar në dy vitet e fundit, flas për shpopullimin. Elementët e rëndësishme të rrënimit ekonomik. Para dy vite më parë kemi qenë në situatë ende më ekstreme. Të gjitha këtë çështje adresohen në mënyrë të qartë, specifike. Të gjithë i kanë të qarta gjërat, shtyllat për këtë janë. Krahas shumë elementeve të identifikuara, do të adresohen patjetër. Programet tona janë, në këtë pikë ne themi që ringritja ekonomike. Në 2013 kishte dy elemente që PS kërkoi që të ishin patjetër, kishte taksën që e quante të ndershme, atë progresiste. Ka pasur dhe shëndetësinë falas, sepse nga kjo tha ‘Rilindja’, fitojmë zgjedhjet. Unë kam thënë që ky model nuk funksionin për shumë arsye. Nëse do të bëjmë një koalicion do të bëjmë një kompromis. Ne futemi në zgjedhje për një program politik më të mirë. Ne, të dy partitë, një element që është diskutuar shumë është çështja e taksës së sheshtë. Në 2005 kur kemi dalë në politikë për herë të parë kemi pasur taksën e sheshtë si një model të përshtatshëm. Partia Demokratike ka një qasje në diferencë midis nesh dhe atyre, për ligjin e arsimit lartë. Ne jemi për një ligj që ka përmirësime të shumta. Partia Demokratike ka një mendim tjetër dhe thotë që ligji duhet ribërë. Ka dhe instrumente të adresuara. Për këto marrëveshje është punuar disa javë dhe nuk është punuar shpejt e shpejt”, tha Petrit Vasili