Mimi Kodheli publikon foton në fakultet me Bashkim Finon: Jam e sigurt se do të takohemi sërish


Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste Miimi Kodheli, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ajo publikuar një fotografi në rrjete sociale me Finon, i cili u nda nga jeta sot në moshën 59-vjeçare, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Kodheli kujton kohën kur të dy kanë qenë shokë klase në fakultet.

“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish.

Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino.

Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur.

Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!”, shkruan Mimi Kodheli.

foto galeri