MSH “ndërroi mendje”, mbërrijnë sot 15,210 dozat e vaksinave “Pfizer”


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një njoftimi bën me dije se sot do të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer.

Më herët Ministria e Shëndetësisë komunikoi se mbërritja e vaksinave do të shtyhet dhe 24 orë më pas, pra të martën. Ndërsa, pak minuta më parë njofton se vaksinat e kopanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri.

Ministria e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara.”, thuhet në njoftim.