Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama: Sot aktivitetet tona elektorale do të ndalen


Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Ai shprehet se e hëna është një ditë zie për të gjithë e nisur nga kjo situatë të gjitha aktivitetet elektorale do të ndalen në nderim të Finos.

MESAZHI I RAMES

⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.