Ndërroi jetë mes flakëve pasi shpëtoi rreth 25 punonjës/ Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”


Arjan Sala është shpallur ditën e sotme ‘Dëshmor i Atdheut’. Titulli për 33-vjeçarin është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Përmendim se i riu, shef i sigurisë në një qendër tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri i fuqishëm dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve ku dhe humbi jetën.

Trupi i tij u gjet pas rreth 60 orë kërkimesh në katin -1 të kësaj godine, në një dhomë të vogël.