Ndodh tme rri në Lezhë/ Autorët kër cënojnë punonjësin e karburantit, i marrin xhiron ditore


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në pikën e karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë. Mësohet se persona të maskuar dhe të armatosur gjatë natës së mbrëmshme kanë grabitur të gjithë xhiron e karburantit.

Shuma që ata kanë arritur të marrin ka qenë rreth 1 milion lekë. Ata mbanin me vete një shkop bejsbolli si dhe një pistoletë. Pritet edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.