Parashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë 29 mars 2021


Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat e pakta do të bëhen më të dukshme në zonat malore, por bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.