PD i përgjigjet deklaratave të Ramës: Ka vetëm dy mundësi, Rama që ua dha Shqipërinë oligarkëve ose një lider që punon për ju


Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili lëshoi akuza të forta në lidhje me fushatën elektorale të Lulzim Bashës, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Nëpërmjet një mesazhi, Partia Demokratike thekson se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

REAGIM I PD

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

  • foto galeri