Rama: Dy botë, njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar haptazi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit në Fier. Rama shkruan se njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa asnjë dallim, ndërkohë tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga takimi i Bashës në Fier dhe një tjetër nga vaksinimi i të moshuarve në sheshin “Skënderbej”.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë😍
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë🤮”, shkruan Rama.

Screenshot 2