Rama nga Brukseli në Tiranë për të pritur 15,210 dozat e reja të vaksinave


Pak momente më parë, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dozat e reja të vaksinave Pfizer.

Ndonëse ndodhej për një vizitë në Bruksel, kryeministri Edi Rama si duket ka mbërritur në Tiranë për të bërë pritjen e 15,210 dozave të reja të vaksinave të kompanisë Pfizer. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shumë shpejt do të nis vaksinimi intensive në të gjithë territorin.

““Në prill do të marrim 30 mijë doza dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin”, tha Rama.