Shqipëri-Angli: Reja zgjedh “luftëtarët”, kuqezinjtë me dy “pyka” në sulm


Pas shumë muajsh Shqipëria luan një ndeshje me një kundërshtar ndjeshëm më të fortë. Në “Air Albania” në orën 18:00 zbret Anglia, teksa trajneri i Shqipërisë, Edy Reja dhe Gareth Southgate kanë bërë zgjedhjet finale për 11 lojtarët që do zbresin në fushën e lojës.

Ka disa ndryshime te Shqipëria, teksa Reja nuk i ndahet skemës 3-5-2. Në mbrojtje Kumbullën e zëvendëson Veseli, që shoqërohet nga Gimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë janë pesë dhe nuk mungojnë lojtarët ofensivë.

Hysaj dhe Memolla kanë detyrën ta mbajnë gjithë linjën anësore të fushës, ndërsa në treshen e qendrës janë Bare, Laçi dhe Uzuni, që sot do ketë një rol ndryshe nga çka ndodhur në këtë shkuarën dhe do shfrytëzojë shpejtësinë dhe grintën e tij.

Në sulm është Broja dhe Cikalleshi. Ndërkohë Anglia është e mbushur me yje dhe skema është 4-3-3. Pope është në portë dhe para tij është katërshja Shaë, Stonës, Maguire, Walker. Treshja e mesfushës përbëhet nga talente dhe i është besuar Philips, Rice dhe Foden.

Sulmi është gjithashtu i frikshëm dhe përbëhet nga Mount i Chelsea, Kane i Tottenham dhe Stërlind, një nga më të mirët në Botë dhe beniamin i Guardiolës te Manchester City. /abcnews.al

SHQPËRIA (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Laçi, Bare, Uzuni, Memolla; Cikalleshi, Broja. Trajner: Edy Reja.
ANGLIA (4-3-3): Pope; Shaw, Maguire, Stones, Walker; Phillips, Rice, Foden; Mount, Kane, Sterling. Trajner: Gareth Southgate./Abc/