Sot Shqipëri-Angli, policia merr masat: Bizneset në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes


Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes dhe do të qëndrojnë të tilla deri në përfundim të saj.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kësaj here rrugët nuk do të bllokohen, ndërsa rrugët rreth stadiumit do të bllokohet vetëm në momentin e mbërritjes së lojtarëve në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë si pjesë e masave kufizuese për të shmangur përhapjen e infektimit.