Spanjollët kërkuan t’i merrnin flamurin e Kosovës përfaqësuesit të Dardanëve, shihni ç’ndodhi më pas


Para se të niste sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevilla-s, gazetarët dhe disa tifozë të ‘Dardanëve’ që janë të pranishëm në stadiumin La Cartuja, kanë zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.

Atyre iu afruan autoritet e Federatës Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’i marrin flamurin e Kosovës.

Sipas fotove shihet që kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhra nga lart.

Por me insistimin e tyre, në veçanti të kryetarit të Dardanëve, Lulzim Berisha, flamuri ka qëndruar.